Siria nis ofensivë kundër kurdëve në Aleppo

Siria nis ofensivë kundër kurdëve në Aleppo

Luftime të ashpra kanë shpërthyer mes forcave qeveritare siriane dhe njësive kurde në qytetin e Aleppos, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Autoritetet kanë urdhëruar evakuim urgjent dhe kanë shpallur shtetrrethim në lagjet Sheikh Maksoud dhe Ashrafieh. Ushtria siriane publikoi hartat e zonave që pritet të goditen nga bombardimet, duke paralajmëruar civilët të braktisin territorin për sigurinë e tyre. Mediat shtetërore raportojnë viktima dhe të plagosur, ndërsa SDF forca e udhëhequr nga kurdët thotë se i është përgjigjur me luftime intensive kundër fraksioneve të lidhura me Damaskun. Sipas mediave ndërkombëtare, situata ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes qeverisë qendrore dhe autoriteteve kurde, të cilat pretendojnë se sulmet synojnë ndryshimin e përbërjes demografike në zonat kurde. Kryeministri i Kurdistanit Irakian, Masrour Barzani,...