Sirena alarmi dhe shpërthime në Karakas, dyshohet për bombardime ndaj kompleksit kryesor ushtarak
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, janë dëgjuar sirena të alarmit ajror dhe shpërthime të fuqishme. Sipas informacioneve paraprake, një nga objektet e goditura dyshohet të jetë Fortesa Tiuna, e vendosur në pjesën jugore të qytetit. Ky kompleks përbën qendrën kryesore ushtarake të Venezuelës dhe strehon, ndër të tjera, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Akademinë Ushtarake. Si pasojë e bombardimeve, raportohet edhe për ndërprerje të energjisë elektrike në zonë. Shpërthimi i parë u regjistrua rreth orës 01:50 të mëngjesit, sipas orës lokale. “Një nga shpërthimet ishte aq i fuqishëm, saqë dritarja ime u drodh”, deklaroi një korrespondente e CNN. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë gjithashtu helikopterë ushtarakë duke fluturuar mbi Karakas. 🚨🚨 The U.S. is attacking...
Burimi:
vizionplus.tv