Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran
Sinjale optimiste po vijnë nga Islambadi, ku ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-ve dhe Iranit, i cili ka zgjatur më pak se dy orë. Sipas “Associated Press”, duke cituar Shtëpinë e Bardhë, pjesë e negociatave ka qenë edhe zv.presidenti amerikan JD Vance, i cili së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë ka zhvilluar bisedime ballë për ballë me delegacionin iranian. Pas rreth dy orësh diskutimesh intensive, palët kanë bërë një pushim të shkurtër për konsumimin e darkës, përpara se të rifillonin sërish negociatat, në një proces që konsiderohet ende delikat dhe në zhvillim. Ndonëse të dyja palët kanë mbajtur qëndrime maksimaliste në tryezë, janë vërejtur lëvizje pozitive në disa prej çështjeve kryesore. Mes tyre përfshihen tensionet e lidhura me sulmet izraelite...
Burimi:
javanews.al