Sinjal i ri për paqe? Zelensky zbulon çfarë u arrit në bisedimet sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se delegacioni ukrainas ka paraqitur raportin e tij dhe se takimet e zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përfunduar. Në një postim në platformën X, Zelensky theksoi se ky ishte formati i parë i tillë pas një periudhe të gjatë dhe se bisedimet u zhvilluan në një frymë konstruktive, me shumë diskutime mes palëve. “Palët ranë dakord të raportojnë në kryeqytetet përkatëse dhe të koordinojnë hapat e mëtejshëm me udhëheqësit,” shkroi ai. Sipas Zelenskyt, përfaqësuesit ushtarakë kanë identifikuar një listë çështjesh që mund të shërbejnë si bazë për një takim të ardhshëm. Ai shtoi se, nëse ekziston gatishmëri për të ecur përpara – gjë që Ukraina e ka shprehur – takime të tjera mund të mbahen, potencialisht...
Burimi:
ntv.al