Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Si u zbulua punonjësi hajdut i Pallatit Elysee në Paris, vodhi në rezidencën ku qëndron Macron
Një punonjës i Pallatit Elysee në Paris është vënë në pranga, së bashku me dy persona të tjerë, nën dyshimin se kanë vjedhur objekte të çmuara prej argjendi dhe porcelani nga rezidenca zyrtare e presidentit të Francës. Arrestimet u kryen javën e kaluar, pas një hetimi të nisur nga autoritetet franceze. Sipas hetuesve, të dyshuarit kanë marrë sende nga ambientet e pallatit presidencial dhe kanë tentuar t’i shesin ato përmes platformave të ankandeve online, përfshirë faqen Vinted. Vënia në dijeni e autoriteteve u bë nga kryeadministratori i Elysee-së, pasi u konstatua mungesa e disa objekteve, disa prej të cilave konsiderohen pjesë e trashëgimisë kombëtare franceze. Vlera e përgjithshme e sendeve të zhdukura llogaritet deri në 40 mijë euro. Gjatë kontrolleve, policia gjeti rreth 100 objekte...