Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

Nga Luca Angelini Nëna e të gjitha parashikimeve të gabuara për Kinën është se duke u bërë më i pasur, gjigandi aziatik do të bëhej edhe më demokratik. Teoria “Wandel durch Handel” apo “ndryshim përmes tregtisë”, u transpozua nga epoka sovjetike në botën pas Luftës së Ftohtë. Duke u bërë më e pasur, Kina në vend që të bëhej më demokratike, e gjeti veten me një president si Xi Jinping, jo më pak autoritar dhe ndoshta edhe më të fuqishëm se Mao Ce Duni. Megjithatë, ka edhe një parashikim tjetër që është i përhapur: se institucionet autoritare të vendit komunist, duke shtypur inovacionin përmes represionit, censurës dhe korrupsionit, po e pengojnë në mënyrë të pashmangshme Kinën të konkurrojë realisht me Shtetet e Bashkuara teknologjikisht, duke...