Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Sulmi i SHBA-ve dhe Izraelit, reagimi i Iranit dhe vdekja e Khamenei-t prek drejtpërdrejt interesat e Kinës, shumë më tepër se sa ishte rasti me kapjen e Maduron në Venezuelë. Në Pekin kishin kuptuar se situata po përkeqësohej, aq sa të premten autoritetet kishin kërkuar nga qytetarët kinezë të largoheshin nga Republika Islamike “sa më shpejt të jetë e mundur”. Të shtunën erdhi menjëherë edhe reagimi i parë dhe dënoi sulmet nga SHBA-të dhe Izraeli. “Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake dhe rifillimin e dialogut”, komentoi në mbrëmje Ministria e Jashtme. Kritika ka pasur edhe për pretendimet amerikane mbi programin bërthamor. “Shkelësit kryesorë të rregullave ndërkombëtare bërthamore janë SHBA-të”, tha ministria kineze. Mediat shtetërore pohojnë se negociatat e ditëve të fundit ishin “vetëm një...