Si eci Evropa “në gjumë” drejt një tjetër krize energjitike

Si eci Evropa “në gjumë” drejt një tjetër krize energjitike

Efektet anësore të konfliktit që tani po përhapet me shpejtësi në Lindjen e Mesme po zgjojnë fantazmat e krizave të së kaluarës që tronditën Bashkimin Evropian. Shtatë muaj pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, i nisur në shkurt të vitit 2022, Presidentja e Komisionit Evropian qëndroi në podiumin e saj në Parlamentin Evropian dhe akuzoi Rusinë për manipulim të tregut të energjisë të BE-së. “Ata preferojnë ta nxjerrin gazin në flakë sesa ta furnizojnë atë”, deklaroi Ursula von der Leyen, ndërsa çmimet në rritje të energjisë godasin konsumatorët në të gjithë kontinentin. “Ky treg nuk funksionon më.”“Kjo është një luftë kundër energjisë sonë, një luftë kundër ekonomisë sonë, një luftë kundër vlerave tona dhe një luftë kundër të ardhmes sonë”, deklaroi...