Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
Brenda pak orësh, SHBA-ja dhe Izraeli arritën të eliminon me një valë sulmesh 48 krerë të regjimit iranian, përfshirë liderin suprem Ali Khamenei, që deri së fundi konsiderohej i paprekshëm. CNN ka analizuar video dhe pamjet satelitore që tregojën shënjestrimin e lidershipit iranian, cka solli dhe cmontimin e strukturës komanduese të regjimit. Verifikimi i CNN nis me goditjen e zyrës së Khameneit. Ajo ndodhet në një lagje të vjetër tradcionale të Teheranit, e rrethuar nga zyra qeveritare dhe muze. Khamenei, thekson media e njohur amerikane, dihej që preferonte të mos lëvizte shumë prej aty. Vetëm javën e kaluar, ai iu drejtua turmave nga një xhami në zonë. Brenda këtij kompleksi, izraelitët, sic pohuan dhe vetë, goditën tre objekte njëkohësisht.
Burimi:
ntv.al