Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Në Uashington do të përfaqësohet këtë herë nga ministri i Jashtëm, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të mos udhëtojë për të takuar sërish Donald Trump. Në kulmin e fushatës elektorale, fotografitë me përfaqësues nga Turqia apo Katari nuk janë të dëshiruara në Izrael. Kështu, në samitin e radhës Izraeli përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar, edhe pse ishte vetë Netanyahu ai që firmosi letrën e anëtarësimit në Bordin e Paqes, një firmë e bërë nën presionin e drejtpërdrejtë të Trump, i cili nuk do të pranonte refuzim. Vendet anëtare Përveç Izraelit, edhe 26 shtete të tjera kanë pranuar të jenë pjesë e Bordit si anëtarë themelues. Mes tyre janë Turqia, Katari, Jordania, Arabia Saudite, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Argjentina. Nga...