Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

Është shuar në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor nga seriali aq i dashur për publikun, “Friends”. Pat Finn ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje me kancerin. Aktori ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles të hënën, më 22 dhjetor, ndërsa prej 2022 vuante prej kancerit. “Pat nuk takoi kurrë një të huaj, vetëm miq që nuk i njihte ende. Ai e jetoi jetën e tij në maksimum, me gëzim dhe emocione “, tha familja e tij në një njoftim në rrjetet sociale. Pat Finn lindi në Evanston, Illinois, dhe ndoqi Universitetin Marquette, ku luajti futboll me yllin e ndjerë të “SNL”, Chris Farley. Të dy u bënë miq të ngushtë dhe madje jetonin së bashku në Çikago kur iu bashkuan...