Shteti europian që nuk lejon SHBA të përdorë bazat e veta për të goditur Iranin
Spanja ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk po përdorin dhe nuk do të përdorin bazat e përbashkëta ushtarake në territorin spanjoll për operacione kundër Iranit, një mision që Madridi e ka dënuar. “Bazuar në të gjithë informacionin që kam, bazat nuk po përdoren për këtë operacion ushtarak”, tha ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, për televizionin publik të hënën. Kryeministri Pedro Sánchez ka dënuar sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, të nisura të shtunën, duke i cilësuar si një “ndërhyrje ushtarake të pajustifikuar” dhe “të rrezikshme”, jashtë kornizës së të drejtës ndërkombëtare, një tjetër distancim nga politika amerikane. “Qeveria spanjolle nuk do të autorizojë përdorimin e bazave për asgjë përtej marrëveshjes ose në kundërshtim me Kombet e Bashkuara”, tha Albares, duke iu referuar...
Burimi:
opinion.al