Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin/ Nafta ‘kapërcen’ sërish mbi 100 dollarë

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin/ Nafta ‘kapërcen’ sërish mbi 100 dollarë

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare. Kjo vjen pas deklaratave kontradiktore mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryetarit të parlamentit iranian lidhur me mundësinë e negociatave për konfliktin në vazhdim. Trump ka pohuar se ka shtyrë me pesë ditë sulmet ndaj centraleve energjetike iraniane pas bisedimeve “produktive” me Teheranin, ndërsa pala iraniane i ka cilësuar këto pretendime si “lajme të rreme”. Të shtunën, Trump i kishte dhënë Iranit një afat 48-orësh për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se në të kundërt SHBA do të “shkatërronte” infrastrukturën energjetike të vendit. Megjithatë, të hënën ai deklaroi se kishte vendosur të shtynte sulmet pas...