Shtëpia e Bardhë: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump
Shtëpia e Bardhë ka reaguar për incidentin e mëngjesit në rezidencën e presidentit Donald Trump në Florida, ku forcat e sigurisë qëlluan për vdekje një person të armatosur. “Në mes të natës, ndërsa shumica e amerikanëve ishin në gjumë, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara veproi shpejt dhe me vendosmëri për të neutralizuar një person të çmendur, të armatosur me një armë dhe një bidon me lëndë djegëse, i cili hyri në shtëpinë e Presidentit Trump,” deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Burimi:
opinion.al