Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Planet për pushime ndonjëherë dështojnë, siç është rasti i shumë shqiptarëve që kishin organizuar udhetime në disa prej vendeve të Lindjes së Mesme, kryesisht në Dubai. Por gjithcka u pezullua për shkak të luftes në rajon. “Një pjesë e mirë e fluturimeve janë anuluar. Disa kanë kërkuar rimbursime pasi kanë frikë të udhëtojnë në këto momente, disa të tjerë i kanë shtyrë pushimet për një moment tjetër. Por po shohim që rezervimet kanë mbetur pezull dhe nuk ka shumë kërkesa për momentin për Lindjen e Mesme”, tha Fjorinda Zani, operatore turistike. Me Abu Dhabin si një nga destinacionet e preferuara për shumë shqiptarë, pesha që ka si kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe, por edhe vende të tjera përreth, zënë një pjesë të konsiderueshme të...