“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, deklaroi në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se Shqipëria nuk shihet si pjesë e një liste rreziku, pavarësisht se i tërhiqet vëmendja diplomatikisht për narkotrafikun. “Shqipëria është një vend aleat dhe mik i SHBA dhe këtë e kemi diskutuar edhe në kontekstin e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Trump. Kjo është relevante, pasi keni ambasadorin Grenell dhe keni edhe vetë vëmendjen e Presidentit, i cili është shumë i interesuar në promovimin e marrëdhënieve ekonomike me vendin. Mendoj dhe besoj se Shqipëria ndodhet në një situatë shumë të mirë me Presidentin Trump”....