“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump nuk i kursen fjalët e mira për Shqipërinë duke i bërë marketingun më të mirë të mundshëm në sytë e gjithë botës. Pas pamjeve të mrekullueshme të natyrës shqiptare që ndau më herët, të shoqëruara dhe më një këngë të njohur shqiptare, Ivanka Trump ka postuar sërish një pamje mbresëlënëse nga bregdeti shqiptar, por këtë herë i ka shtuar dhe një prekje fjalësh. “Shqipëria është magjike”, shkruan në anglisht vajza e Presidentit të SHBA-ve. Kujtojmë se prej së mërkurës, Ivanka Trump ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke nisur nga Vlora, ku u takua me një grup arkitektësh si dhe me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të vizitës mbeten investimet në Shqipëri, kryesisht në bregdet. Mbrëmjen e...