Shqipëria dënon sulmin në RIAD: Goditja e ambasadës amerikane, një akt i papranueshëm
Sulmet iraniane që shënjestruan ambasadën amerikane në RIAD të Arabisë Saudite, u dënuan nga Shqipëria. Me anë të një reagimi, ministria jonë e Jashtme shprehet se këto akte janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare. Deklarata vëren se sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në rajon. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për sigurinë e aleatëve dhe për mbrojtjen e personelit diplomatik. Sipas Ministrisë së Jashtme, siguria e partnerëve tanë dhe ruajtja e stabilitetit rajonal janë të panegociueshme./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv