Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se anëtari i ekuipazhit amerikan, i cili ishte raportuar i zhdukur pas rrëzimit të një avioni luftarak F-15 mbi Iranin jugor, është shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Operacioni i shpëtimit u realizua nga forcat ushtarake amerikane, të cilat ndërhynë për të nxjerrë pilotin nga një zonë e rrezikshme ku ai kishte mbetur pas incidentit të së premtes. Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se bëhej fjalë për një nga operacionet më të guximshme të kërkim-shpëtimit në historinë e SHBA-së. Ai theksoi se piloti, një kolonel i respektuar, kishte mbetur pas vijave të armikut në terrene të vështira malore në Iran dhe ishte ndjekur nga forcat kundërshtare. “NE NUK DO TË LËMË ASNJË LUFTËTAR...