Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të Iranit

Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të Iranit

Një shpërthim ka ndodhur pranë një tubimi për Ditën e Kudsit në Teheran, ndërsa në vendngjarje ndodhej edhe kreu i Gjykatës Supreme të Iranit, Gholam-Hossein Mohseni-Ejei. Një video e transmetuar nga televizioni shtetëror iranian e tregon atë duke folur me gazetarët në momentin kur dëgjohet shpërthimi, i cili sipas autoriteteve iraniane ishte rezultat i një sulmi izraelit. Pavarësisht incidentit, Mohseni-Ejei vazhdoi të marshonte me turmën që merrte pjesë në tubimin pro-palestinez. Tubimi organizohet çdo vit në Iran në kuadër të Quds Day, një ditë që shënon mbështetjen politike dhe fetare për palestinezët dhe kundërshtimin e politikave izraelite në Jerusalemin Lindor. Deri më tani autoritetet nuk kanë raportuar për viktima nga shpërthimi, ndërsa situata në zonën përreth protestës mbetet e tensionuar. Gholam-Hossein Mohseni-Ejei u emërua në...