Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Një dron detar ka goditur një anije kargo me naftë ruse në ujërat e Detit të Zi, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm pranë ngushticës së Bosforit. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, i cili saktësoi se incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Anija “Altura”, që lundronte nën flamurin e Sierra Leone, ishte nisur nga porti rus i Novorossiysk-ut me rreth 1 milion fuçi naftë bruto. Goditja ndodhi 18 milje detare larg hyrjes së Bosforit, duke prekur dhomën e motorit. Anija është aktualisht nën sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Britanisë. Sipas autoriteteve turke, të 27 anëtarët e ekuipazhit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa roja bregdetare është dislokuar menjëherë në zonë për të monitoruar...