‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates
Filantropistja miliardere Melinda French Gates ka thënë se përfshirja e ish-bashkëshortit të saj, Bill Gates, në dokumente të reja lidhur me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, i riktheu “kujtime shumë të dhimbshme” nga martesa e tyre. Në një intervistë për podcastin e NPR, ajo shtoi se çdo pyetje e mbetur në këto dokumente duhet të përgjigjet nga personat e përmendur, përfshirë ish-bashkëshortin e saj. “Jam shumë e lumtur që jam larg të gjitha këtyre baltave”, tha Melinda, ndërsa çifti u divorcua në vitin 2021. Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së përfshijnë pretendime të Epstein për Gates, përfshirë edhe një sëmundje seksualisht të transmetueshme, të cilat zëdhënësi i Gates i ka quajtur “absolutisht të pabesueshme”. Bill Gates nuk është akuzuar nga asnjë viktimë e Epstein, dhe...
Burimi:
javanews.al