Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, përmend sërish Kosovën për të legjitimuar veprimet në Ukrainë, e po ashtu qëndrimin kundër Perëndimit që, sipas Moskës, përdor standarde të dyfishta. Në një prononcim për mediat turke këtë të enjte, shefi i diplomacisë ruse tha se Perëndimi shpalli pavarësinë e Kosovës, duke u bazuar vetëm tek parimi i vetëvendosjes, duke fyer kësisoj popullin serb dhe historinë e tij. Ndërkohë, sipas tij, kjo e drejtë nuk ishte më e zbatueshme në Krime, gadishull të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014 nga Ukraina. “Nuk pati referendum në të ashtuquajturën Kosovë: ata thjesht e shpallën të pavarur, duke fyer kështu popullin serb dhe historinë e tyre. Dhe kur një referendum u mbajt në Krime sipas të gjitha rregullave, Perëndimi deklaroi...