Shpalli gjendjen ushtarake, dënohet me 5 vite burg ish-presidenti i Koresë së Jugut
Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është dënuar me pesë vite burg për shpërdorim detyre, pengim të drejtësisë dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me përpjekjen e dështuar për të shpallur gjendjen ushtarake në vitin 2024. Ky është vendimi i parë nga katër proceset gjyqësore që lidhen me dekretin e papritur për gjendjen ushtarake, i cili, edhe pse zgjati pak, shkaktoi kaos politik dhe protesta masive në të gjithë vendin. Deputetët u detyruan të mblidheshin me urgjencë në parlament për ta rrëzuar vendimin e presidentit. Gjykata vlerësoi se veprimet e Yoon “e futën vendin në një krizë të thellë politike”, ndërsa theksoi se ish-presidenti “nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese”. Vendimi shihet si tregues për ecurinë e proceseve të tjera ndaj tij. Akuzat variojnë nga shpërdorimi...
Burimi:
opinion.al