Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord
Ndodhi mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Brukselit. Një avion i Scandinavian Airlines ishte gati të nisej për në Kopenhagen. Në bord kishte 135 pasagjerë. Fluturimi ishte me vonesë, por deri aty gjithçka ishte normale. Avioni nisi lëvizjen drejt pistës. Në një kthesë, pilotët u futën më herët seç duhej dhe u rreshtuan në një rrugë që përdoret për lëvizje brenda aeroportit, paralel me pistën kryesore të ngritjes në ajër. Aty, pa e kuptuar menjëherë gabimin, u përgatitën për t’u ngritur dhe rritën shpejtësinë. Shpejtësia arriti deri në 107 nyje, shumë pranë nivelit të zakonshëm të ngritjes në ajër. Problemi ishte se ajo rrugë nuk ishtë pistë. Ishte shumë më e shkurtër. Grafika që tregon lëvizjen e avionitNdërsa hapësira po mbaronte, pilotët e ndërprenë...
Burimi:
javanews.al