Shmanget mbyllja e qeverisë, Trump njofton paktin mes republikanëve dhe demokratëve
Tym i bardhë në Kongres. Presidenti amerikan, Donald Trump, njofton se Republikanët dhe Demokratët në Senat kanë arritur një marrëveshje për të ecur përpara me disa pjesë të paketës së financimit të qeverisë federale. Palët ranë dakord për një paketë prej pesë projektligjesh shpenzimesh, por hoqën nga paketa një projektligj të gjashtë që lidhet me financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Financimi për atë departament do të vazhdojë në shumën e tij aktuale për dy javë, ndërsa të dyja palët hartojnë një marrëveshje të re, shkruan A2. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e mbështeti marrëveshjen dhe shkroi këtë status në një postim në rrjetet sociale: “Shpresojmë që si republikanët ashtu edhe demokratët do të japin një votë “PO” dypartiake, shumë të nevojshme”. Departamenti i Sigurisë...
Burimi:
javanews.al