“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shkarkoi të premten, 16 janar, biznesmenin Alex Saab. Ky i fundit ishte një aleat i ngushtë i ish-presidentit Nicolas Maduro dhe mbante postin e ministrit të industrisë. Në një mesazh në Telegram, Rodriguez njoftoi se ministria e Saab do të bashkohej me ministrinë e tregtisë dhe e falenderoi atë për “shërbimin ndaj atdheut”, duke shtuar se do të marrë përgjegjësi të reja. Ky ndryshim vjen pas operacionit ushtarak të SHBA-ve më 3 janar, që rrëzoi Maduro-n dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe është pjesë e një serie ndryshimesh kyçe në qeverinë e Venezuelës nën Rodriguez. Liderja opozitare Maria Corina Machado përshëndeti zhvillimet, duke thënë se vendi po nis “hapat e parë të një tranzicioni të vërtetë drejt...