Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran
Një adoleshent i plagosur në zjarrin që përfshiu një bar në resortin zviceran të skive Crans-Montana gjatë festimeve të Vitit të Ri ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar numrin e të vdekurve nga flakët në 41. Prokurorja publike e Wallis, Beatrice Pilloud, tha në një deklaratë të shkurtër të dielën: se një zviceran 18-vjeçar vdiq në një spital në Cyrih më 31 janar. Ajo theksoi se numri i të vdekurve nga zjarri në barin Le Constellation më 1 janar 2026 tani është rritur në 41. Pilloud tha se zyra e saj, e cila po heton tragjedinë, nuk do të publikojë informacione të mëtejshme në këtë fazë. Të vrarët në katastrofë ishin të moshës 14 deri në 39 vjeç dhe shumica ishin adoleshentë. Vetëm...
Burimi:
javanews.al