Shkon në 31 numri i viktimave pas shpërthimit në xhaminë në Pakistan, 169 të plagosur

Shkon në 31 numri i viktimave pas shpërthimit në xhaminë në Pakistan, 169 të plagosur

Ka shkuar në 31 numri i personave të vdekur pas shpërthimit në një xhami në kryeqytetin pakistanez Islamabad. Sipas autoriteteve, 169 të tjerë janë plagosur.Lexo edhe :Related Posts “Numri i të vdekurve nga shpërthimi është rritur. Një total prej 31 personash kanë vdekur. Numri i të plagosurve të dërguar në spitale është rritur në 169”, tha zëvendësshefi i policisë së Islamabadit, Irfan Memon. Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi në xhaminë Hadijatul Kubra në lagjen Tarlai, gjatë lutjeve të së premtes. Shpërthimi i sotëm sjell në mendje kujtimet e sulmit të përgjakshëm në nëntor të vitit të kaluar, kur një person hodhi veten në erë në hyrje të Kompleksit të Gjykatës së Qarkut në Islamabad,  duke vrarë të paktën 12 persona  dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.