Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth
Pas shkarkimit të prokurores së përgjithshme Pam Bondi, dje, 2 prill, u njoftua edhe tërheqja e menjëhershme nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, gjeneralit Randy George. Vendimi është kërkuar drejtpërdrejt nga sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili, sipas burimeve, e konsideronte atë si pengesë për planet e tij për zhvillimin e ushtrisë. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, bëri të ditur se George “do të tërhiqet nga detyra e tij si shefi i 41-të i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë me efekt të menjëhershëm”. Ai shtoi se Departamenti i Mbrojtjes i është mirënjohës për dekadat e shërbimit të tij dhe i uroi suksese në të ardhmen. Sipas burimeve të CBS News, Hegseth synon që posti të mbahet nga një figurë...
Burimi:
javanews.al