Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

Një gjykatë në Paris ka refuzuar përpjekjen e qeverisë franceze për të pezulluar faqen e internetit të Shein, si reagim ndaj shitjes së kukullave të seksit me pamje fëminore në platformë, raporton BBC.  Gjykata tha se kërkesa për një pezullim tremujor ishte “jo proporcionale”, por urdhëroi vendosjen e verifikimit të moshës për shitjen e produkteve për të rritur.  Vendimi ndaj Shein u ndërmor pasi mbikëqyrësi francez i mbrojtjes së konsumatorit e raportoi muajin e kaluar kompaninë tek autoritetet për shitjen e “kukullave seksuale me pamje fëminore” dhe armëve.  Shein tha se prioriteti i saj mbetet mbrojtja e konsumatorëve francezë dhe sigurimi i përputhshmërisë me rregullat.  Gjykata pranoi seriozitetin e shitjes së kukullave dhe armëve, por tha se këto kishin qenë raste të izoluara.  Gjithashtu vuri në dukje se kompania kineze kishte ndërmarrë veprime për...