Shënjestër e një atentati? Presidenti i Kolumbisë zbulon ngjarjen gjatë udhëtimit me helikopter
Presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se i mbijetoi një atentati ndërsa udhëtonte me helikopter të hënën në mbrëmje. Petro, në një mbledhje të kabinetit, tha se helikopteri i tij nuk mundi të ulej në destinacionin e planifikuar në bregdetin e Karaibeve, për shkak të informacionit të besueshëm se do të qëllohej, raporton “Newsweek”. Sipas pretendimeve të tij, helikopteri fluturoi mbi det për rreth katër orë përpara se të arrinte në vendin e sigurt, gjë që, siç deklaroi ai, ishte një manovër për të shmangur sulmin e planifikuar. Presidenti kolumbian nuk ka pwrmenduar asnjë të dyshuar apo grup që qëndron pas përpjekjes së dyshuar, dhe zyrtarët qeveritarë nuk i kanë identifikuar publikisht ata që janë përfshirë në incident. Petro tha se përpjekja e supozuar u parapri...
Burimi:
vizionplus.tv