Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së shtunës qendrën e Korinthit, ku shembja e një pjese të një ndërtese të braktisur i mori jetën një gruaje që po kalonte rastësisht në trotuar. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në rrugën Pegasos, në zonën Kalamia, kur një pjesë e parapetit të tarracës u shkëput papritur dhe ra mbi kalimtarët. Viktima ndodhej në atë moment së bashku me dy fëmijët e saj, të cilët mbetën të plagosur lehtë. Gruaja nuk arriti të shmangte rënien e materialeve të ndërtimit dhe çimentos, duke mbetur e bllokuar poshtë tyre dhe duke humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, fëmijët e saj u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shembjes,...