Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, ka paralajmëruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se “vrasja e Ajatollah Khameneit do të ketë një çmim të rëndë për ju”, pasi lideri iranian u vra gjatë sulmeve amerikano-izraelite mbi Iranin. Në një postim në platformën X, Larijani shkruan se Trump “e ka tërhequr popullin amerikan në një luftë të padrejtë me Iranin”, pasi është ndikuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe nga ato që i cilëson si lojëra qesharake. “A vjen ende Amerika e para apo Izraeli?”, pyet ai. Kujtojmë se SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të gjera ndaj Iranit më 28 shkurt dhe që prej asaj date kanë vijuar të godasin objektiva në mbarë territorin e vendit. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është shprehur se SHBA-ja ishte...