Shefi i OKB-së për ndihmat humanitare: Libani mund të bëhet Gaza e ardhshme

Shefi i OKB-së për ndihmat humanitare: Libani mund të bëhet Gaza e ardhshme

Kriza humanitare në Liban e shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit rrezikon të bëhet e ngjashme me atë të parë në Gaza. Kështu ka thënë, Tom Fletcher, Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente. “Kam frikë se Libani mund të jetë Gaza e ardhshme”, ka thënë Shefi Humanitar i OKB-së. “Në fakt, kam frikë sepse kjo është ajo që po dëgjojmë nga disa ministra izraelitë tani, të cilët po flasin me një gjuhë gjithnjë e më agresive për atë që planifikojnë t’i bëjnë Libanit”. Sulmet e Izraelit janë përqendruar kryesisht në Libanin jugor dhe në periferitë jugore të Bejrutit. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se libanezët e zhvendosur të detyruar të largohen...