Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake po diskuton me vendet aleate për mënyrat se si do të rihapin Ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë për mediat në Norvegji të mërkurën, Rutte tha se ngushtica është tepër e rëndësishme dhe duhet të hapet sa më shpejt të jetë e mundur. “Të gjithë biem dakord, sigurisht, që ngushtica duhet të rihapet. Dhe di që aleatët po punojnë bashkë, po diskutojnë sesi do ta bëjmë këtë, cila është mënyra më e mirë për ta bërë”, tha Rutte. “Po punojnë bashkërisht për të gjetur një rrugëzgjidhje”, shtoi ai. Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi disa shtete anëtare të NATO-s në fillim të javës pasi ato refuzuan kërkesën e tij për të dërguar anije luftarake në...