SHBA vendos kufizime të reja vizash për 18 zyrtarë iranianë
Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi kufizime të reja vizash për 18 zyrtarë të regjimit iranian dhe udhëheqës të industrisë së telekomunikacionit, si dhe për familjet e tyre. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Shtetit në një deklaratë, sipas të cilës ata janë bashkëpunëtorë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, veçanërisht ato që pengojnë të drejtën e iranianëve për lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor. Deklarata e DASH Gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në dhjetor 2025 dhe janar 2026, regjimi iranian ka përdorur dhunë dhe represion kundër dhjetëra mijëra demonstruesve paqësorë. Regjimi vendosi një mbyllje pothuajse totale të internetit në të gjithë vendin, të pashembullt në shtrirje dhe kohëzgjatje, që kufizoi rëndë dokumentimin e pavarur të abuzimeve dhe i shkëputi...
Burimi:
vizionplus.tv