SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India kanë arritur së fundmi një marrëveshje tregtare për të ulur tarifat e SHBA mbi mallrat në 18% nga 50%. Përmes një postimi në Truth Social Donald Trump tha se India do t’i reduktonte barrierat tregtare deri në zero dhe do të ndalonte blerjen e naftës ruse. Njoftimi erdhi pak pasi India dhe Bashkimi Europian arritën një marrëveshje tregtare historike që i dha fund gati dy dekadave bisedimesh mes palëve, që është gati të dyfishojë eksportet e BE-së në Indi deri në vitin 2032 sipas Brukselit. Kryeministri indian Narendra Modi tha në platformën X se është I kënaqur që arriti një marrëveshje me Uashingtonin.  Presidenti amerikan tha se në telefonatën e tij me kryeministrin indian arritën dakordësi për disa...