SHBA u bën thirrje amerikanëve të largohen urgjentisht nga Irani
Ambasada virtuale e Shteteve të Bashkuara në Iran ka lëshuar një njoftim urgjent sigurie, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Iran të largohen menjëherë nga vendi, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.Në paralajmërim theksohet se qytetarët duhet të kenë një plan largimi që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane, pasi anulimet dhe ndërprerjet e fluturimeve mund të ndodhin pa paralajmërim. Ambasada u ka kërkuar qytetarëve të kontaktojnë drejtpërdrejt linjat ajrore për informacion të përditësuar.Në rast se largimi nga vendi nuk është i mundur, qytetarëve u këshillohet të qëndrojnë në ambiente të sigurta, brenda banesave të tyre ose në ndërtesa të përshtatshme, si dhe të sigurojnë rezerva ushqimi, uji, medikamentesh dhe pajisjesh bazë.Autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje gjithashtu që...
Burimi:
ntv.al