SHBA thotë se ka “eliminuar” 16 anije iraniane që vendosnin mina në Ngushticën e Hormuzit, Irani nis sulme në gjithë rajonin

SHBA thotë se ka “eliminuar” 16 anije iraniane që vendosnin mina në Ngushticën e Hormuzit, Irani nis sulme në gjithë rajonin

Ushtria amerikane njoftoi se ka “eliminuar” 16 anije iraniane të cilat ishin të afta të transportonin dhe vendosnin mina “pranë Ngushticës së Hormuzit”, pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi Iranin të mos vendosë mina në këtë zonë strategjike. Ndërkohë, dy anije tregtare janë dëmtuar nga “predha të panjohura” në të njëjtën zonë detare. Irani vazhdon sulmet në rajon, duke goditur objektiva në Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt. Nga ana tjetër, Izraeli ka nisur sulme të reja kundër Iranit dhe Libanit, ndërsa raportohet edhe për një goditje ndaj një ndërtese banimi në qendër të Bejrutit. Më herët, shefi i policisë së Iranit deklaroi se çdo qytetar që mendon të protestojë kundër qeverisë do të trajtohet “njësoj si armiku”. Centcom-i amerikan publikon pamje të anijeve...