SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin
Qeveria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar largimin e personelit jo-thelbësor nga ambasada e saj në Bejrut, pas një rishikimi të situatës së sigurisë në rajon. Lajmi u konfirmua për BBC-në nga një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili tha se vendimi është marrë si masë paraprake për të garantuar sigurinë e personelit diplomatik. “Ne e vlerësojmë vazhdimisht mjedisin e sigurisë dhe, bazuar në rishikimin e fundit, vendosëm të reduktojmë praninë tonë në personel thelbësor. Ambasada mbetet funksionale dhe kjo është një masë e përkohshme”, deklaroi zyrtari. Sipas raportimeve, rreth 50 anëtarë të stafit janë urdhëruar të largohen, ndërsa 32 punonjës dhe familjarët e tyre janë larguar nga aeroporti i Bejrutit të hënën. Vendimi vjen në një kohë tensionesh...
Burimi:
javanews.al