SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen nga vendi “menjëherë”. “Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme”, tha departamenti, një javë pas kapjes së udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro, shkruan ANSA. “Tani që fluturimet ndërkombëtare kanë rifilluar, qytetarët amerikanë duhet të largohen menjëherë nga vendi”, thuhet në njoftim, duke paralajmëruar kundër milicive të armatosura të quajtura “colectivos” të cilat kontrollojnë makina për amerikanë ose prova mbështetjeje për SHBA-në.
Burimi:
opinion.al