SHBA-të paralajmërojnë Iranin pas vrasjeve të protestuesëve: Jemi të armatosur dhe gati për të filluar

SHBA-të paralajmërojnë Iranin pas vrasjeve të protestuesëve: Jemi të armatosur dhe gati për të filluar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një postimi në platformën Truth Social, u shpreh se SHBA-të janë të gatshme të ndërhyjnë për të mbrojtur demonstruesit paqësorë në Iran, nëse autoritetet iraniane hapin zjarr ndaj tyre dhe ka viktima. Demonstratat anti-rritje çmimesh në Iran kanë shkaktuar tashmë të paktën gjashtë të vdekur dhe qindra të plagosur në disa qytete, përfshirë Lorndegan, Azna dhe Kuhndasht, ku disa demonstrues kanë përplasur objekte dhe forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë kryer arrestime. “Nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestuesit paqësorë, gjë që është zakon i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndihmojnë. Jemi të armatosur dhe gati për të filluar. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J.TRUMP”, tha...