SHBA-të largohen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Shtetet e Bashkuara janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke lënë agjencinë e OKB-së pa një nga donatorët e saj më të mëdhenj. Presidenti amerikan Donald Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të sinjalizuar tërheqjen një vit më parë, duke kritikuar OBSH-në se ishte tepër “e orientuar nga Kina” gjatë pandemisë së Covid-19. Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore tha se vendimi u mor për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga OBSH, pamundësisë për reforma dhe ndikimit politik nga shtetet anëtare, raporton BBC. OBSH i ka hedhur poshtë këto akuza. Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se tërheqja është një humbje si për SHBA-në ashtu edhe për botën, duke theksuar rolin e organizatës në luftën kundër poliomielitit, HIV/AIDS-it, vdekshmërisë...
Burimi:
vizionplus.tv