SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

Imran Ahmed, një shtetas britanik dhe drejtor i Qendrës për Kundërshtimin e Urrejtjes Digjitale (CCDH), ka paditur administratën e presidentit Donald Trump. Ai e cilëson vendimin për t’i refuzuar hyrjen apo qëndrimin në SHBA si një masë “antikushtetuese”. Padia është dorëzuar në gjykatën e Nju Jorkut dhe shënjestron zyrtarët e lartë, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi. Akuzat për censurë dhe rreziku i dëbimit Sekretari Rubio ka ndërmarrë këtë masë ndaj pesë shtetasve europianë, mes të cilëve edhe ish-komisioneri i BE-së, Thierry Breton. Ata akuzohen se kanë tentuar të detyrojnë platformat sociale amerikane të censurojnë mendimet që nuk u pëlqejnë. Imran Ahmed, i cili njihet si një kritik i ashpër i Elon Musk, zotëron një “Green Card” (leje qëndrimi...