SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bllokuar disa faqe interneti që, sipas tij, janë përdorur nga Irani me qëllim përhapjen e propagandës dhe shënjestrimin e kundërshtarëve. Sipas autoriteteve amerikane, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Iranit përdorte këto katër faqe për të publikuar të dhëna të ndjeshme të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, si dhe për të bërë thirrje për dhunë ndaj gazetarëve, kundërshtarëve të regjimit dhe shtetasve izraelitë. Mes hakerave të shënjestruar janë edhe grupi famëkeq “Homeland Justice”, i cili ka goditur Shqipërinë disa herë në të kaluarën dhe së fundmi, duke treguar përmasën globale të kërcënimeve kibernetike. Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, paralajmëroi se “propaganda terroriste në internet mund të nxisë dhunë reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se agjencia do të ndjekë çdo person...