SHBA-të fillojnë stërvitjen ajrore disaditore në Lindjen e Mesme, Trump hesht për një sulm të mundshëm ndaj Iranit
Teksa qëllimet e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me skenarët e një sulmi të mundshëm ndaj Iranit mbeten ende të paqarta, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se Forca e Nëntë Ajrore Luftarake, e njohur si Air Forces Central (AFCENT), ka nisur një stërvitje ajrore disaditore në Lindjen e Mesme. Stërvitja synon të demonstrojë aftësinë e forcave ajrore amerikane për të vendosur, shpërndarë dhe mbështetur avionë luftarakë në zonën e përgjegjësisë së CENTCOM-it, e cila përfshin Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Azinë Jugore. Sipas një deklarate zyrtare, stërvitja do të shërbejë për testimin e procedurave të lëvizjes së shpejtë të personelit dhe avionëve, operacioneve në lokacione emergjente të shpërndara, mbështetjes logjistike me kapacitete minimale, si dhe integrimit të komandës dhe kontrollit shumëkombësh në një...
Burimi:
vizionplus.tv