SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis
Përfaqësuesja demokrate në Kongresin amerika, Ilhan Omar u shënjestrua mbrëmjen e së martës, 27 janar, gjatë një fjalimi në Minneapolis, nga një burrë që e spërkati me një lëng të paidentifikuar, duke përdorur një shiringë. Agresoi u bllokua menjëherë nga rojet e sigurisë, dhe u shoqërua jashtë mjediseve ku zhvillohej takimi, ndërsa Omar, një objektiv i shpeshtë i sulmeve të Presidentit Donald Trump, vazhdoi fjalimin e saj, duke deklaruar: “Ne mbetemi të palëkundur përballë çdo gjëje që mund të na hedhin”. Ndërsa politikania e krahut të majtë fliste nga një foltore, burri doli përpara dhe përdori shiringën për ta spërkatur me lëng. “Siguria dhe policia e Minneapolis arrestuan shpejt individin, i cili tani është në paraburgim”, tha zyra e Omar në një deklaratë. “Kongresmenja është mirë. Ajo vazhdoi...
Burimi:
opinion.al