SHBA/ Shënohet viktima e parë nga një armë neurologjike me valë
Michael Beck vdiq të shtunën e kaluar, pikërisht në momentin kur ajo që kishte denoncuar prej saktësisht tridhjetë vitesh po fillon të gjejë konfirmim. Emri i tij tani mund të hyjë në librat e historisë për një rekord të zymtë: viktima e parë e një arme neurologjike. Bëhet fjalë për një teknologji të re, e përdorur deri tani vetëm nga shërbimet sekrete armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, e bazuar në impulse valësh që dëmtojnë rëndë trurin dhe shkaktojnë të ashtuquajturën “sindroma e Havanës”. Që nga viti 2016, mbi dyqind zyrtarë amerikanë në shërbim në ambasadat jashtë vendit – veçanërisht në Kubë – ose të angazhuar në samite ndërkombëtare, kanë deklaruar se kanë dëgjuar një fishkëllimë të zgjatur dhe më pas kanë përjetuar dhimbje koke të...
Burimi:
opinion.al