SHBA, Senati rrëzon projektligjin për të kufizuar kompetencat e Trump mbi luftën
Senati i SHBA ka hedhur poshtë një projektligj që synonte të kufizojë kompetencat e presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit. Projektligji, i cili synonte të kufizojë sulmet e Trump ndaj Iranit, u hodh për votim në Senatin e SHBA-së. Demokratët e propozuan atë, por ai u refuzua me 53 vota kundër dhe 47 pro. “Nuk i dimë qëllimet e Donald Trump. Nuk e dimë afatin kohor të tij. Nuk e dimë as se si duket fitorja sipas tij”, tha para votimit lideri demokrat Chuck Schumer. Rand Paul ishte i vetmi republikan që mbështeti masën ndërsa John Fetterman ishte i vetmi demokrat që votoi kundër saj. Ky votim shënoi përpjekjen e dytë të demokratëve për ta detyruar Kongresin të...
Burimi:
opinion.al